FOTO/ ‘Duke pritur Xhafën’. Ja çfarë shkruante vrasësi i Selenicës para arrestimit

Pas lajmit se policia e ka arrestuar 24-vjecarin, Ritvan Zykaj, i cili dje pasdite vrau dy familje, kane vërshuar komentet në faqen e policisë, ku është kërkuar që ai të vritej e jo të arrestohej.

Po qindra komente janë bërë edhe në profilin e vet autorit, që mëngjesin e sotëm rezulton të jetë mbyllur.

Ngjarja makabre në Selenicë ka tronditur mbarë opinionin publik.

Por teksa ishte në arrati 24-vjeçari me shumë qetësi gjente edhe kohën për të ‘lundruar’ në rrjetet sociale.

Gjatë natës ai bënte postime në profilin  e tij në ‘Facebook’.

‘Duke pritur Fatmir Xhafën’. ‘O Edi Rama a më gjen dot ku jam?’, shkruante plot ironi 24-vjeçari.