FOTO/ Bllokohet autostrada Tiranë-Durrës

Sezoni i verës bën që shumë pushues t’i drejtohen detit përmes rrugëve automobilistike.

Një ndër akset ku krijohet më shumë fluks kalimi është edhe autostrada Tiranë-Durrës.

Pikërisht fluks automjetesh bëhet edhe burim aksidentesh.

Diçka e tillë ka ndodhur edhe ditën e sotme, ku në këtë autostradë kanë ndodhur 3 aksidente të cilat kanë bllokuar qarkullimin në drejtim të Durrësit,.

Ndërkohë, deri më tani nuk flitet për të plagosur në këto aksidente, por vetëm për dëme materiale.