Hazard tremb Chelsean/ Nëse ikën te Reali, s’e zëvendësojnë dot

Chelsea nuk është i qetë rreth situatës së Eden Hazard. Ylli i Kombëtares së Belgjikës po kërkon vazhdimisht të transferohet te Real Madridi.

Sipas “Daily Express”, Hazard dëshiron t’i bashkohet Thibaut Courtoisit në “Santiago Bernabeu”.

Duket se londinezët do të vuajnë jo pak deri në fund të muajit, kur mbyllet përfundimisht merkato.

Në fakt, në Angli merkato për të blerë lojtarë ka përfunduar, por vazhdon të jetë e hapur për të shitur.

Për këtë arsye londinezët i tremben Hazardit, pasi nëse do të transferohet në Madrid, nuk ka se kush ta zëvendësojë të paktën deri në janar.