E rëndë në Milot, mbytet një fëmijë në lum

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Milot.

Një fëmijë 14 vjeç është mbytur duke u larë në lumin e 'Fanit'. Ai ishte me shokët e tij ku ka ndodhur edhe tragjedia.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e njohur si ‘Ura e Zogut’.

Trupi i pajetë i fëmijës është gjetur pas disa orë kërkimesh nga ana e familjarëve dhe policisë.