Dy klubet franceze duan Rakitic, por ja sa duhet t’i paguajnë Barcelonës

Paris Saint-Germain dhe Monaco janë të vendosur për të siguruar shërbimet e yllit të Barcelonës, Ivan Rakitic.

Mirëpo, mediat spanjolle shkruajnë se klubi që e do lojtarin kroat duhet të paguajë një shumë të majme parash.

Rakitic e ndihmoi Kroacinë të shkonte deri në finale të Botërorit të Rusisë, ndërsa pas kësaj aventure ka zgjuar interesimin e gjigantëve të Ligue 1.

Klauzola e shkëputjes së kontratës së titullarit të katalanasve është 125 milionë euro.