VIDEO/ Mot i çmendur, përmbytje masive në Francë

Përmbytjet e rënda kanë detyruar evakuimin e 1,600 njerëzve - shumica e tyre kampistë - në Francën jugore, thonë zyrtarët për BBC, shkruan syri.net

Ata thonë se një 70-vjeçar gjerman i cili po ndihmonte për mbikëqyrjen e fëmijëve në një nga kampet verore, ka humbur.

Zonat më të këqija janë Gard, Ardeche dhe Drôme. Më shumë se 400 zjarrfikës dhe policë - si dhe katër helikopterë - janë në punë për evakuimin e banorëve.

Përmbytjet vijnë pasi Franca jugore dhe shumica e Evropës përjetuan një mot të jashtëzakonshëm të nxehtë.