Vuçiç e thotë hapur: Unë dhe Thaçi do ‘kërcejmë Tango’, Kosova ndahet

‘I qëndroj idesë për rishikimin e kufijve me shqiptarët’, - është shprehur presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Zgjidhja për Kosovën dhe Metohinë duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe jo e njëanshme sic dikush mendon që të jetë e tillë-është shprehur Vucic. 

‘Unë i qëndroj kësaj ideje dhe s’kam përse ta fsheh dhe sigurisht flas edhe në emër të partisë politike që përfaqësoj dhe nëse do të mbështetet apo jo nga populli, unë sërish jam për rishikim të kufijve me shqiptarët’, -deklaroi Vuçiç para gazetarëve në qytetin e Shid-it ku vizitoi fabrikën e nënprodukteve të mishit.

‘Nëse kemi një territor që nuk dihet sesi trajtohet dhe kujt i përket, gjithmonë lypset të jetë burim i konflikteve dhe problemeve të mundshme’, -ka sqaruar presidenti i Serbisë.

‘A mundemi të jemi të suksesshëm në planin për rishikimin e kufijve, nuk varet vetëm nga ne’, është shprehur ai, duke dhënë shembullin se ‘për tangon, nevojiten dy persona’.

‘Zgjidhje për Kosovën dhe Metohinë nëse do të ketë, duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe jo e njëanshme dhe jo me pasoja ashtu si dikush mendon’, ka theksuar presidenti serb.

Vuçiç u shpreh se në diferencë nga Thaçi dhe Haradinaj dhe disa prej vendeve perëndimore, ata dhe publiku vendas janë në dijeni se kurrë nuk kanë qenë pjesëmarrës në bisedime dhe nuk kanë biseduar për këtë çështje.

Vucic kështu nuk ka dashur të shprehet më hollësishëm për këtë temë sepse do të shkatërronte sipas tij, pozicionin e Serbisë.

‘Nuk jam i papërgjegjshëm dhe nuk dua të dal me deklarata të mëdha patriotike’, - është shprehur Vuçiç duke vazhduar se në aktivitetin e tij ai ka punuar vetëm për interesin më të mirë të vendit të tij.

Presidenti serb u shpreh se e ka të qartë se çfarë mendon kur ndodhet afër një zgjidhje të prekshme. Plani duhet të jetë i gjithëpranueshëm dhe më shumë se kaq dhe jo të jetë i njëanshëm.

Vuçiç u shpreh se nuk mund të flasë për çfarë do të bisedojë me shqiptarët e Kosovës sepse kjo është të luash me karta të hapura.

Vuçiç garantoi se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme as referendum më 4 nëntor ashtu siç spekulohet nga opozita serbe.