Italia dëbon katër të dyshuar për terrorizëm, dy nga të dëbuarit, shqiptarë
Italia ka dëbuar 4 shtetas të huaj të dyshuar për terrorizëm. Mes tyre janë dy shqiptarë, një 37-vjeçar nga Kosova dhe 39-vjeçar maqedonas. Ndërsa dy të tjerët janë një tunizian dhe një francez.
Këta persona mbaheshin prej kohësh nën vëzhgim për aktivitetin e tyre.
Njëri prej tyre, 39-vjeçari me kombësi maqedonase ishte i dënuar në Siena nën akuzën e dhunës në familje. Ai ishte i dyshuar se i përkiste një organizata paramilitare aktive në konfliktet në Ballkan.
Ndërsa tjetri, 37-vjeçari nga Kosova, i cili ishte rezident në Bolonja ishte nën monitorim që prej në vitit 2010, pasi kishte marrë pjesë në një konferencë të së ashtuquajturës Unioni i Shqiptarëve myslimanë në Itali.
Po ashtu mediat raportojnë se ishte ndaluar së fundi për dhunë ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të tij.