", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ Basha: Ja rekordi i bandës së hajdutëve! Sa më gjatë kjo qeveri në pushtet aq më keq për Shqipërinë

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka postuar në rrjetet sociale një video, e cila tregon se në çfarë gjendjeje është katandisur ekonomia shqiptare.

Në video tregohet qartë që në Shqipëri numri i bizneseve që po mbyllen po rritet çdo ditë e më shumë.

Ndërkohë në postimin e tij Basha shkruan se sa më gjatë që kjo qeveri do të rrijë në pushtet aq më keq do të bëhet për vendin.

Postimi i Bashës:

Ja rekordi i ri i bandës së hajdutëve “Rilindja”: 45 biznese mbyllen çdo ditë në 2018. Sa më gjatë kjo qeveri, aq më keq për Shqipërinë dhe shqiptarët!