Zyrtare/ Napolit i kushton 13 milion euro zëvendësi i Elseid Hysajt

Tashmë është zyrtare; Kevin Malcuit është lojtar i Napolit. Mbrojtësi i djathtë francez, i datëlindjes 1991, ka firmosur kontratën që e lidh me klubin napolitan për katër vitet e ardhshme, me opsion rinovimin edhe për një vit tjetër.

27-vjeçari do t’i kushtojë Napolit 13 milionë euro, shifër në të cilën përfshihen edhe bonuset. 

Ish-lojtari i Lille, mbush boshllëkun e krijuar nga largimi i Maggios, ndërsa Elseid Hysaj do të ketë një rival për vendin e titullarit, edhe pse praktikisht duket e pamundur që blerja e re e Napolit t’i marrë vendin.