Problemet me vizat, klubi gjeorgjian ia hedh fajin Kukësit

Klubi gjeorgjian, Torpedo Kuitaisi, ka reaguar përsa i përket bllokimit të vizave të futbollistëve kuksianë.

Verilindorët do të zhvillojnë takimin për Europa Ligë ditën e nesërme dhe janë ndeshur me një kalvar të gjatë vuajtjesh përsa i përket marrjes së vizës nga futbollistët e saj.

Fation Maloku është futbollisti i vetëm që e ka marrë nga 3 të tjerët, Rexhinaldo, Maliqit dhe Ethemit.

Në reagimin e plotë klubi gjeorgjian shkruan:

“Sa u përket problemeve të vizave, i vetmi që do të pengohej do të ishte Maloku, duke qenë se është shtetas kosovar dhe Gjeorgjia nuk e njeh Kosovën. Pas ndërhyrjes së klubit ai është lejuar të udhëtojë dhe të hyjë në Gjeorgji.

Problem i ngjashëm është edhe ardhja e qytetarëve të Mozambikut në Gjeorgji.

Për futbollistët maqedonas këta lojtarë nuk ishin në listën origjinale dhe ne e morëm informacionin vetëm 1 ditë përpara se të dilnin vizat.

Për shkak të kësaj pala shqiptare donte të shtynte ndeshjen, por u refuzuan nga UEFA. Në këtë fazë Torpedo nuk është e kërcënuar sepse ka përmbushur gjithë kriteret e UEFA-s.

Probleme me viza ka pasur edhe me skuadrat nga Ishujt Faraoe, por u rregullua gjithçka dhe nuk është faji ynë këtu. Ne i kemi vizat dhe do të shkojmë në Shqipëri”, ishte deklarata e plotë e klubit gjeorgjian.