Carvajal rrezikon dënim për gjestin e turpshëm

Mbrojtësi i Real Madridit, Dani Carvajal, nuk do të shpëtojë pa u dënuar nga Federata e Futbollit të Spanjës, pas gjestit të bërë ndaj tifozëve të Barcelonës.

“Spanjolli ngriti gishtin e mesëm në drejtim të tifozëve pas golit të Sergio Ramos dhe kjo nuk do të kalojë pa u ndëshkuar”, shkruan Marca.

Ramos barazoi rezultatin në minutën e 91 të takimit, duke bërë të mundur që të ruhet diferenca prej 6 pikësh.