Vritet nëna dhe tre vajzat e mitura

Një nënë dhe tre vajzat e saj të mitura u gjetën të vrara në Uttar Pradesh të Indisë të martës.

Kalimtarët gjetën 2 vajzat e vdekura të mbuluara nga gjaku në rrugë rreth orës 5:30 të mëngjesit. Të miturat ishin hedhur nga kati i katërt i ndërtesës ku jetonin në Kanshiram Colony. Vajza e tretë u gjet thuajse pa frymë dhe vdiq 10 minuta pasi mbërriti në spital.

Ndërsa nëna e tyre ishte vrarë në shtëpinë e familjes. Dera ishte e hapur, ndërsa nëpër shtëpi ishte përhapur miell e sende kuzhine, që sugjeronin se gruaja ishte përpjekur të vetëmbrohej.

Hetuesit dyshojnë se gruaja dhe fëmijët janë vrarë në shenjë hakmarrjeje.

“Në vrasje mund të jenë të përfshirë më shumë se 1 person. Po marrim në pyetje çdo njeri të dyshuar dhe po punojnë edhe me pistat e hetimit“, tha një oficer policie.