VIDEO/ Napoli mposht Dortmundin me Hysajn kapiten

Napoli bën kthesën pas asaj humbjeje të shëmtuar me rezultatin 5-0 ndaj Liverpoolit. Të kaltrit e Ancelottit mposhtën 3-1 Borussian e Dortmundit në miqësoren e luksit të zhvilluar këtë të martë në St Gallen të Zvicrës.

Trajneri italian i shprehu edhe njëherë tjetër besimin mbrojtësit të kombëtares shqiptare Elseid Hysaj i cili në mungesë të emrave të njohur si Hamsik, Insigne e Mertens në formacionin titullar e nisi sfidën me shirtin e kapitenit në krah. Pjesa e parë përfundoi me avantazhin e dyfishtë të Napolit falë golave të Milik dhe Maksimovic.

Në pjesën e dytë Ancelotti bëri shumë ndryshime në formacionin duke aktivizuar të gjithë lojtarët që ishin të ulur në stol. Dortmundi i Lucien Favre ngushtoi shifrat me Philipp në të 65-ën, por në minutën e parë shtesë spanjolli Callejon vulosi fitoren e Napolin me golin e 3-1.