‘Nuk duam as drita, as ujë, veç qeveria të zhduket’

Po kërkuam drita kur na ikin,na hakërrehen se nuk dashkemi Reformën në Drejtësi!!

Kur bërtasim se uji nuk na ngjitet as në katin e tretë, na shajnë se kjo ndodh nga që nga që i urrejmë Reformën në Drejtësi!!!

Sa kollitemi nga ajri i helmët, nuk shërohemi nga ilaçet false, syrgjynosemi nëpër botë se nuk gjejmë punë në atdhe, sërish fajin e paskemi vetë se ...nuk dashurokemi sa duhet Reformën në Drejtësi!!!

Kaq manipulues janë media, qeveria, propaganda sa nuk guxon të thuash një të vërtetë se etiketohesh menjëherë armik i Reformës në Drejtësi.

Jetojmë në një republikë me kokë poshtë.

Hajduti është ministër, vrasësi është deputet, injoranti rektor në universitet dhe bojaxhiu drejtor materniteti.

Pjesa tjetër e shëndoshë, ajka e shoqërisë, goditet sapo kërkon një të drejtë, sapo skicon rrugën e progresit. Dje dënohej për sulm ndaj atdheut shkëmb graniti, sot si sabotator i Reformës në Drejtësi.

Ndaj nuk guxon më njeri të qahet për punë e zhvillim. Se e di reagimin. Dhe që të mos vdesë në këmbët e Rilindjes ikën nga sytë këmbët.

Sot vendi nuk na mban në gji.

Si leshterikë na përplas shkëmbinjve e na urdhëron: "Duajeni Reformën në Drejtësi! Duajeni ose vdisni!"

Kësaj arrogance ka mbërritur çasti t'i themi:

-Qeveri, pirdhu me gjithë Reformën tënde. Nuk duam as drita, as ujë, asgjë, vetëm të zhdukeni ju nga drejtimi i vendit.

Se mësuam që dini të vidhni, të vrisni, të gënjeni, të rrëmbeni, por nuk keni haber nga njerzillëku, nga dashuria, dija e harmonia.

Ndaj futeni atë Reformën tuaj në bythë e gënjeshtrat bëjini çaj përzierë me trefletëshin që bleruat krejt Shqipërinë. Racë zuzarësh, kleptokratë me damkë, bartës të ADN-së të vesit.