Allegri do vijë edhe koha e Higuain

Massimiliano Allegri është shprehur se nuk është i shqetësuar për formën e Gonzalo Higuani, pasi mister 90 milion-shi ka që prej fillimit të nëntorit në barazimin 1-1 me Lyonin që nuk shënon.

“Ai ka pasur mundësi për të shënuar por, nuk ka arritur ti shfrytëzoi. Jam i bindur se do ta bëjë në javët në vazhdim”, tha trajneri.

Higuain deri më tani ka shënuar nënte gola me Juventusin 7 në 15 ndeshje të Serie dhe 2 në Champions League.