Berisha: Ekspontentë të caktuar antishqiptarë po përhapin të pavërtetat e Millosheviçit

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, duke folur për RTV Dukagjinin, tha se individë të caktuar po përhapin informacione të rreme të servirura nga Milloshevic.

Ai tha se diktatori i zi, për shkak të harmonisë fetare në Shqipëri dhe myslimanizmit përhapi fjalë sikur në Shqipëri strehohej Bin Ladeni, çka u vërtetua nga partnerët ndërkombëtarë që ishte një mashtrim i madh.

Pjesë nga intervista:

Ermal Panduri: Z. Berisha më lejoni  të ju lexoj dicka për këto reagime që  vju I bëni ka pasur një reagim  nga presidenti Thaqi: “ Institucioni  I Republikës së Kosovës sot më së paku  I duhen këshillat e të  dëbuarve me votë massive nga skena politikek, vecanërisht atyre të viteve 92- 97. Tregtonin dhe bënin që me punë të pista të mbijetonte makineria ushtarake dhe policore e kasapit të ballkait Sllobodan Millosheviq. Ata duke mbushur xhepat e tyre u kujdesën me devotshjëri qëme rezervuarët e tankeve dhe autoblinadve të jenë të mbushura plot përkundër faktit se Bashkësia Ndërkombëtare kishte vënë sanksione kundër Millosheviqit. Nuk I  duam këshillat e atyre që strehuan Binlladenin vrasësin e civilizimit botëror…..dhe Arkanin vrasësin shqiptarëve të Kosvës . Nuk I duam këshillat  e atyre që burgosën komandanin  legjendar Adem Jashari si dhe komandantë të shquar si Fehemi Lladrovci, Zahir Pajaziti dhe UCK e etiketuan si terroriste. Këta që  sot kundërshtojnë  vullnetin e shqipëtarëve të Preshevës, Bujanovcit e Medvegjës përv bashkim me Kosovën janë të njejtë që presidenti Rugova për së gjalli  nuk I lejoi  ta shkelin tokën e Kosovës. Këshillat e tyre I takojnë kohës së turpit  të historisë shqiptare.

Z. Sali Berisha: Nuk merrem absolutisht me çështje personale dhe komente personale por në respekt të qytetarëve të Kosovës unë duhet të shpjegoj sa vijon.

Në vitet 92 – 97’,  Shqipëria, në një përballje të fuqishme në arenën diplomatike botërore mposhti Serbinë në mënyrën më përfundimtare, Në këtë kontekst, në jetë  mbas viteve 90 dy armiq kam pasur. Njëra ishte Enver Hoxha dhe enveristët sepse atyre ju shemba pushtetin, bashkë me bashkëpunëtorët e mi dhe popullin shqiptar, parajsën që kishin ndërtuar mbi ferrin e shqiptareve,  dhe Sllobodan Millosheviqi, I cili e pa  veten te humbur në cdo forum ndërkombëtar me dokumenta dhe ligje ndërkombëtare. U përpoq të bëjë gjithçka ndaj meje sikur unë u përpoqa të bëj gjithçka ndaj tij. Kjo është e vërteta. Tani një nga ato përpjekjet e tij ishtn shpifjet dhe shpikjet për Bin Ladenin sepse duhej që Shqipëria, për shkakt të bësimit fetar të racizmit te tyre ndaj myslimanëve, të paraqitej  si një strofull…. Në atë kohë kur Millosheviqi I shtronte keto teza Shqipëria ishte, dhe fatmirësisht ka dokumenta,  nga vendet që luftonte me suksesin m ëtë madh terrorizmin  ndërkombëtar, për këtë te sygjeroj te lexosh Neë York Times e asaj kohe, Herald Tribune,  Los Angelos Times etj etj

Ermal Panduri: Pra Thaqi po shërbehet me të pavërtetat e  Millosheviqit.

Sali Berisha: Pra Shqipëria, thonë shërbimet partnere, dha kontribut, duke më cituar dhe mua “kardiologu Berisha” më shumë se cdo vend tjetër  ish komunist dhe vendet tjera. Në vitet 2005- 2013 Shqipëria ka pasur disa nga bashkëpunimet më sensitive  qoftë në shërbimin informativ të shtetit qoftë me shërbimin e ushtrisë, me shërbimet  e partnerëve tanë  më të mëdhenj, operacione dhe veprime nga më sensitivet, dhe ështe anëtare e NATO-s. Tani kjo është e vërteta sa i përkket Bin Ladenit  të krijuar në Beograd.