VIDEO-E kryer/ Chelsea vendos rekord botëror me transferimin e fundit

Chelsea ka arritur marrëveshje me portierin spanjoll Kepa Arrizabalaga, i cili do të jetë zëvendësues i Thibaut Courtois, ndërsa do të vije për rekord botor prej 80 milionë euro. 

The Blues janë duke provuar tash e disa ditë që të nënshkruajnë me një portier për të zëvendësuar Thibaut Courtois, i cili ka marrëveshje me Real Madridin.

Chelsea do ta paguajë klauzolën e portierit që është 80 milionë euro.

Portieri i njohur si Kepa do të jetë në stërvitje të enjten nën urdhrat e Maurizio Sarrit dhe mund të debutojë të shtunën ndaj Huddersfield.

Në fakt ora 16:25, lojtari mori një fluturim drejt Madridit.

Chelsea e ka deleguar një zyrë ligjore që t’i kryej të gjitha procedurat, madje dhe udhëtimin e portierit për në Londër.

Londinezët nuk do të bëjë asnjë negociatë me Athletic Bibaon vetëm do ta paguajë klauzolën. Është i njëjti rast që ka ndodhur me Emeryc Laporten kur nënshkroi për Manchester Cityn.

Në anën tjetër Thibaut Courtois do të kalojë te Real Madridi.