Zidane barazon rekordin e Mourinhos

Zinedine Zidane dhe Real Madridi i tij kanë barazuar rekordin e Jose Mourinhos për sa i përket ndeshjeve jashtë në La Liga.

Goli i Sergio Ramos i cili u shënua në minutën e 90 pati vlerë të dyfishtë për Zizoun pasi me 17 ndeshje pa humbje radhazi në transfertë barazoi “special one”.

Reali momentalisht ndodhet +6 pikë nga Barcelona e vendit të dytë.