'Çmendet' Chelsea, zëvendësuesi i Courtois vlen 80 milion euro

Chelsea po pregatit një super ofertë për portierin spanjoll Kepa Arrizabalaga  dhe është 8o milion euro.

Blutë e Londrës po kërkojë që të zëvendësojnë Thibaut Courtois, i cili ka shprehur dëshirën dhe është shumë pranë transferimit tek Real Madrid.

Poriteri 23 vjeçar i Athletic Bilbao ka një klauzolë prej 91 milion eurosh.

Ky trasferim pritet që të thyejë rekordin e transferimit për klubin e Chelseat ku e vendosi me Alvaro Moratan, 75 milion euro ku mund të shkojë deri në 90 prej bonuseve.

Por, ai mund të thyejë edhe rekordin e Allison vendosur para pak ditësh si portieri më i shtrenjtë në histori.

Allison kaloji nga Roma tek Liverpool për 72.5 milion euro.

/Ariglon Pali/Syri.net/