/Syri.net/

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ I shpërthen fishekzjarri në fytyrë, plagoset portieri i Lionit

Ndeshja e sotme mes Metz dhe Lionit, e vlefshme për javën e 16-të të “Lique 1”, është ndërprerë pasi një fishekzjarr ka shpërthyer shumë pranë fytyrës së portierit Anthony Lopes.

Fishekzjarri u hodh në zonën e portierit të Lionit nga tribunat, pasi miqtë shënuan në minutën e 28-të. Gardiani i portës së Lionit ishte shtrirë në tokë dhe kishte mjekun pranë që po i ofronte ndihmë mjekësore, kur pranë tij ka shpërthyer fishekzjarri.

Lopez u dëmtua nga shpërthimi dhe shokët e skuadrës e trajneri vrapuan drejt tij për ti ardhur në ndihmë.

Një fishekzjarr i dytë shpërtheu në fushë, por këtë herë askush nuk u dëmtua.

Gjyqtari vendosi pezullimin e ndeshjes. Raportohet se vendimi më i mundshëm i Federatës Franceze është një fitore e Lionit në Tavolinë, 3-0.

Presidenti i Lionit, Lyon Jean-Michel Aulas ka shkruar në Twitter: "Kjo është shumë serioze, këto fishekzjarre kanë dëmtuar portierin tonë Anthony Lopes, mjekun gjithashtu."

Ndërsa lojtari i Lionit, Maxwell Cornet ka shkruar në rrjetin social: "Ne u shqetësuam për Antho-n, ne shpresojmë se çdo gjë do të shkojë mirë për të."

 


 

/Syri.net/