Alarm në Greqi, tjetër zjarr shpërthen pranë shtëpive

Një zjarr në një ullishte në Patra në Greqi, brenda një zone banimi ka ngjallur panik te banorët pasi shtëpitë janë pranë pikës ku ndodhi zjarri. Por mobilizimi i zjarrfikësve ishte i madh dhe i menjëhershëm.

Në vendin e ngjarjes ndodhen 8 automjete, dhe 16 persona të shërbimit zjarrfikës për ta vënë nën kontroll. Në vend ishte komandanti i Brigadës së Shërbimit  Zjarrfikës në Greqinë Perëndimore Yiannis Petroutsos.

Zjarri ka djegur rreth 10 hektarë tokë bujqësore, por nuk ka bërë dëme në shtëpi banimi.