VIDEO/ Tragjedi në Itali! Shpërthen autocisterna, 1 i vdekur 67 të plagosur

Një auto-cisternë ka shpërthyer në zonën Borgo Panigale, në Bolonja, Itali. Sipas burimeve të para shkaku i shpërthimit ka qenë një aksident rrugor i kamionit çisternë që transportonte lëndë djegëse me disa makina të tjera. Mediat italiane raportojnë se nga shërthimi ka humbur jetën një person dhe janë plagosur mbi 67 të tjerë, 14 prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Pamjet e transmetuara shfaqnin forcat zjarrfikëse duke luftuar me flakët dhe një re e dendur tymi të zi që dilte nga skeleti i kamionit dhe makinave të përfshira nga flakët në një parking pranë autostradës. Shtëllungat e tymit të shkaktuara nga zjarri janë të dukshme në të gjithë qytetin e Bolonjës.

Nga shpërthimi i fuqishëm është shembur ura dhe autostrada A14 në kryqëzimin midis Bolonjës dhe Casalecchio di Reno është mbyllur. Ndërkohë autoritetet italiane janë në gjendje emergjence.