Vëllai i Ronaldos komenton për herë të parë për kalimin e CR7 te Juventusi

Cristiano Ronaldo është “perla” e kësaj merkatoje verore deri tani. E ndërsa portugezi shkaktoi aq shumë bujë për të gjithë ndjekësit e futbollit, tashmë ka qenë vëllai i tij, Hugo Aveiro, që ka besim absolut te Ronaldo.

Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport” ai ka thënë: “Unë mendoj se Cristiano do të ketë sukses me Juventusin. Nga pikëpamja ime ai ka zgjedhur një klub të jashtëzakonshëm dhe falë tij ata (Juve) janë gati për të arritur rezultate të shkëlqyera.

Italia është një vend i mrekullueshëm për të luajtur futboll. Duke e njohur atë (Ronaldon), ai do të japë gjithçka nga vetja e tij për ta mbajtur atë (Juven) në nivelin që është dhe madje të përmirësojë. 

Unë jam i sigurt që shfaqja e tij do të jetë e një niveli të lartë. Serie A është një League shumë konkurrueses dhe unë jam i sigurt se ai do të bëhet pjesë e historisë së kësaj lige”.