FOTO/ Bashkëpunëtorët e Gentit, ja shqiptarët që droguan Athinën me kanabis

Disa ditë më parë në Athinë policia greke shkatërroi një organizatë kriminale shqiptare që trafikonte dhe shpërndante kanabis, heroinë e kokainë në kryeqytetin helen.

Plot 145 persona ranë në prangat e policisë, mes të cilëve 3 shqiptarë që kishin role kryesore në organizatë. Në këtë grup kriminal ishin të përfshirë edhe shtetas të huaj, të cilët merreshin kryesisht me shpërndarjen e drogës në lagje të ndryshmet Athinës.

Në bazë të hetimeve dhe përgjimeve 8-mujore, policia thotë se drejtues i kësaj organizate është një shqiptar i ruajtur Genti, i cili jeton në Shqipëri dhe nuk ka shkuar asnjëherë në Greqi. Ai kontrollonte aktivitetin e organizatës së drogës përmes 3 shqiptarëve me role drejtuese, që tashmë janë nën arrest.