Zbulohet paga e majme që Chelsea do t’i ofrojë Hazardit për të mos shkuar te Reali

E ardhmja e Eden Hazard vazhdon të jetë në pikëpyetje, sepse futbollisti ka deklaruar sërish që është i interesuar të largohet nga Londra dhe të firmosë për Real Madridin.

Për këtë arsye objektivi kryesor i “bluve” është ta bindë belgun të qëndrojë në “Stamford Bridge”.

Sipas “The Times”, londinezët do t’i bëjnë një ofertë të bujshme numrit 10, duke i ofruar 17 milionë euro në sezon.

Jo vetëm Sarri, që e konsideron si thelbin e projektit të lojës së tij, por edhe klubi i Chelseat do ta bëjë kapiten dhe simbol. Tashmë i takon Hazardit të vendosë.