Kapen 15 pako me drogë në Kakavijë, arrestohet 32-vjeçari...

Para pak minutash Policia Kufitare në Pikën e Kakavijës, ka kapur 15 pako me hashash e cila ishte e destinuar të kalonte drejt Greqisë.

Personi që u arrestua është një i ri nga Memaliaj me inicialet S.H. 32 vjeç ku po e transportonte lëndën narkotike me një automjet tip Toyota.

Automjeti u zbulua nga policët e pikës kufitare të Kakavijës pa kaluar ne skanerin e instaluar në Kakavijë për të tilla raste. Ky është rasti i pestë brenda 2 muajve që policët kufitare të Kakavijës zbulojne hashash në tentative për të kaluar drejt Greqisë.