Tjetër largim nga Skënderbeu, Tefik Osmani bëhet me skuadër të re

Tefik Osmani është mbrojtësi më i ri i Teutës. Pas një telenovele të gjatë me emra ekipesh, Osmani ka zgjedhur të rikthehet te Teuta.

Për “Panorama Sport” Bledi Shkëmbi konfirmoi gjithçka. “Pas marrëveshjes së arritur me presidentin, Osmani është tashmë një lojtar i Teutës.”, ishte komenti i trajnerit.

Ish-lojtari i Skënderbeut u zyrtarizua nga klubi bregdetar edhe nëpërmjet faqes zyrtare në “Facebook”.

Qëndërmbrojtësi u përfol shumë se do të qëndronte në Korçë, por edhe se do të shkonte te Flamurtari, por më në fund korçari ka zgjedhur të punojë nën urdhërat e Shkëmbit.

Ja njoftimi i klubit: