'Bed and breakfast', biznesi familjar që po sfidon dhe po u merr punën hoteleve në Shqipëri

Shtimi i numrit të turistëve në Tiranë po kthehet në një biznes mjaft fitimprurës për sektorin e hotelerisë.

Zyrtarisht, sipas Bashkisë së kryeqytetit janë 4.277 dhoma hoteli të regjistruara, për të cilat operatorët paguajnë taksat lokale të fjetjes dhe taksat qendore, TVSH, tatimfitimin etj.. Në Tiranë gjenden të gjitha kategoritë e hoteleve, nga ato me 5 yje e deri te më të lirat, që janë hostelet, raporton Top Channel.

Por, rritja e numrit të turistëve ka krijuar perspektiva të mira ekonomike edhe për ata që japin shtëpi me qira me kohëzgjatje ditore.

Në faqen më të njohur në botë për dhënien me qira të dhomave të shtëpive për qëllime turistike, “AIR BNB”, gjendet një numër i madh apartamentesh që ofrojnë këtë shërbim në kryeqytet.