Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Andrea Stefani

Gazetari dhe analisti Andrea Stefani është ndarë sot nga jeta pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Analisti humbi jetën në një spital të Romës në Itali, ku qëndronte i shtruar prej disa kohësh.

Andrea Stefani prej më shumë se 20 vitesh ka qenë gazetar, drejtues dhe analist në shumë media. 

Stefani ka qenë një analist i pozicionuar ekstremisht majtas, por ndryshe nga pjesa më e madhe e kolegëve të tij nuk është akuzuar për analiza dhe shkrime të sponsorizuara. Debatues i ashpër në studio dhe i bindur në vetvete, por elegant jashtë saj.

Stafi i redaksisë Syri.net i shpreh ngushëllime familjes për ndarjen nga jeta të njeriut të tyre të dashur.