ZYRTARE/ Arrihet marrëveshja, Bajerni nënshkruan me këtë talent

Një tjetër talent i është bashkuar skuadrës së Bajernit të Mynihut.

Maxime Awoudja ka arritur marrëveshjen me kampionët e Gjermanisë dhe tashmë është pjesë e futbollit profesionist.

 “Fc Bayern ka siguruar të ardhmen e një tjetër talenti. Urime për nënshkrimin e marrëveshjes së parë profesionale, Maxime Awoudja”, thuhet në njoftimin zyrtar të Bajernit.

Mbrojtësi 20-vjeçar ishte pjesë e Bajernit 2 por performanca e tij e shkëlqyer ka bërë që Niko Kovaç ta grumbullojë te ekipi i parë.