Europa League/ Përfundon pjesa e parë Laçi - Molde, rezultat befasues!

Janë mbyllur 45 minutat e pjesës së parë në ndeshjen e kthimit ndërmjet Moldes dhe Laçit e vlefshme për turin e dytë eliminator të Europa Leagues.

Norvegjezët po fitojnë me rezultatin 2-0 ndërsa të dy golat u shënuan në fund të pjesës së parë.

Fillimisht ishte Fredrik Aursnes ai i cili shënoi nga pika e bardhë e penalltisë ndërsa pas 4 minutash Petter Strand dyfishoi shifrat.