Vetëvrasja e gruas së gjyqtarit, ku ndodhej dhe si e mësoi lajmin Dritan Hallunaj

Gruaja e gjyqtarit, Dritan Halluanj, humbi jetën tragjikisht duke u hedhur nga ballkoni i banesës që ata jetonin. Sipas policisë ende nuk dihen shkaqet që çuan, 37-vjeçaren Enkelejda Hallunajn, të merrte këtë venim të tillë.

Burime nga policia bën me dije se Hallunaj ishte e vetme në banesë në momentin që ndodhi ngjarja.

Sipas informacioneve mësohet se bashkëshorti i saj, gjyqtari Dritan Hallunaj, ishte në Shkodër në momentin e ngjarjes.

Burimet shtojnë se gjyqtari Hallunaj kishte udhëtuar drejt Shkodrës me vajzën 11-vjeçare për ta dërguar te prindërit e tij, dhe pasi ka mësuar lajmi është kthyer me urgjencë në Tiranë.