Muxhahedinia e strehuar në Shqipëri, refuzon të takojë prindërit e saj iranianë

Rikthehet historia e dy preindërve iranianë, të cilët prej ditësh ndodhen në Shqipëri,për të takuar vajzën e tyre muxhahedine. Këtë herër, protagoniste është vajza, e cila jo vetëm refuzon ti takojë prindërit, por ka bërë kallëzim ndaj tyre, pranë Policisë së Durrësit.

Burime nga Policia Vendore e Durrësit, bëjnë të ditur se ka bërë kallzim shtetësja Iraniane Somayeh Mohammad, 38 vjeçe. Ajo sqaron se ka ardhur në Shqipëri, disponon leje qëndrimi  dhe nuk do të takohet me babain e saj, i cili ka ardhur nga Irani dhe jeton në Tiranë.

Të njëta burime, saktësojnë se materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës,  për vlerësimin e elementeve të veprës penale  dhe për ndjekje të mëtejshme.

Çift kanadezë, por me kombësi iraniane, disa ditë më parë, apeluan në mediat shqiptare, ndaj shtetit shqiptar, prej të vilit këkronin  t’i lejojë takimin me vajzën e tyre, që kanë 21 vite pa e parë, e cila, sipas tyre, ndodhet në kampin e Manzës, ku janë strehuar muxhahedinët.

Çifti ka mbërritur në Shqipëri që në fillim të muajit korrik. Sipas tyre, vajza në moshën 17- vjeçare, u largua nga familja pa dijeninë e tyre dhe shkoi në Iran për t’iu bashkuar organizatës së quajtur MEK. Vajza quhet Somayeh Mohammad dhe është e datëlindjes 8 shtator 1980. Ajo iu bashkua muxhahedinëve iranianë MEK në vitin 1997. Ata kanë mësuar se vajza e tyre, tashmë 38-vjeçare, ndodhet në kampin Ashraf 3 në Manzë, ku janë strehuar muxhahedinët iranianë të ardhur në Shqipëri. Prindërit e saj, Mostafa dhe Rubade Mohammad pretendonin se vajza mbahet në këtë kamp kundër vullnetit të saj dhe kërkojnë që ta takojnë dhe ta marrin atë në Kanada.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës – Seksioni për hetimin e krimeve ndaj personit

Më datë 01. 08. 2018  ka bërë kallzim shtetësja Iraniane S. M., 38 vjeçe,  e cila sqaron se ka ardhur në Shqipëri, disponon leje qëndrimi  dhe nuk do të takohet me babain e saj, i cili ka ardhur nga Irani dhe jeton në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës,  për vlerësimin e elementeve të veprës penale  dhe për ndjekje të mëtejshme. SYRI.net