FOTO/ Homazhet, Meta: Lamtumirë Maestro Gaqo

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka zhvilluar homazhe ditën e sotme në nderim të artistit të madh, ‘Nderit të Kombit’ Gaqo Çako.

Artisti humbi jetën një ditë më parë.

‘Lamtumirë Maestro Gaqo Çako!

Trashëgimia e pakrahasueshme që le pas do të jetë gjithmonë frymëzuese!

U prehsh në paqe!’, shkruajti presidenti Ilir Meta në librin e homazheve.

Ceremonia u zhvillua në hollin e Muzeut Kombëtar.