VIDEO/ Çfarë aksidenti, makina ‘fluturon’ dhjetëra metra

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në Argjentinë.

Kamerat mbikëqyrëse në një autostradë të Buenos Aires-it në Argjentinë kanë kapur momentet kur një 19-vjeçar ka humbur kontrollin e makinës, një mjet tip ‘Volksëagen’.

I riu ishte duke udhëtuar me 170km/h në autostradë.

Videoja dramatike tregon një makinë të bardhë e cila shkatërron barrierat mbrojtëse, fluturon në ajër dhe bie në tokë në rrugën e motorëve ‘General Paz’.

Adoleshenti Patricio Avila i cili po drejtonte automjetin mbijetoi edhe pse ka marrë plagë të rënda.

Njëra nga dëshmitaret është shprehur e habitur se si ka mundësi që dikush të shpëtojë gjallë pas një aksidenti të tillë.