Shkon për pushime në Itali, turistja përfundon e vdekur

Një 49 vjeçare austriake që kishte shkuar për pushime në kampingun Lignano Sabbiadoronë Itali humbi jetën natën e kaluar në gjumë. Bashkëshorti i saj e gjeti atë pa ndjenja në krevat. 

Kur u zgjua në 5 të mëngjesit, ai zbuloi se ajo ishte viktimë e problemeve të frymëmarrjes.

I tronditur nga ngjarja, ai telefonoi 112 për të kërkuar ndihmën e shpejtë por ishte shumë vonë. Doktorët zbuluan se turistja humbi jetën pak orë pasi e zuri gjumi.

Policia ka arritur në ngjarje dhe ka nisur hetimet për rastin.