VIDEO/ Eni Koçi dhe Mc Kresha u këndojnë ‘Gabimeve’

Eni Koçit dhe McKreshës ka disa ditë që e kanë reklamuar këngën më të re dhe më në fund sot e kanë publikuar atë.

Kënga e re e tyre titullohet “Gabimet”, e cila vjen e shoqëruar me një videoklip të veçantë.

Pjesë e videos është edhe Kampioni Evropian i boksit, bulqizaku Ferit Keta, të cilin Eni dhe McKresha e ka falënderuar për pjesëmarrjen.

Klipi është xhiruar në zonën e bukur të Kelmendit, të cilën ia kanë sugjeruar edhe të tjerëve.

Ata të dy do të sjelli po ashtu edhe këngë të reja solo gjatë muajve në vijim të këtij viti.