Higuain-Milan, Marotta befason me këtë përgjigje!

Drejtori i Përgjithshëm i Juventusit, Giuseppe Marotta është përgjigjur “nuk është kryer marrëveshja” kur u pyet për lëvizjen e mundshme të Higuainit drejt Milanit.

Marotta dhe drejtori sportiv i Juventusit Fabio Paratico u takuan me Milanin dhe agjentin e Higuain dhe më pas u raportua arritja e marrëveshjes në formë huazimi për 18 milionë euro plus opsioni i blerjes në fund të sezonit me vlerë 36 milionë euro.

“Ende jo”, është përgjigjur Marotta para se të largohet.

Pjesë e kësaj marrëveshje është edhe Mattia Caldrada që do të shkëmbehet me kapitenin e Milanit, Leonardo Bonucci.

Ueb-faqja beson se Higuain është duke kërkuar 4.5 milionë euro plus bonuse para se të largohet, por kjo është refuzuar të paguhet nga “Zonja e Vjetër”.