Pse jemi në prag të një reagimi të ashpër amerikan

Ai mund të bëjë gjithçka tani, por kupa është mbushur.

Mediat më të drejtë u morën me deklaratat e forta të Departamentit të Shtetit për korrupsionin e qeverisë, për paligjshmërinë e koncesioneve, por kanë harruar tre rreshta të këtij raporti që ndonëse në gjuhë diplomatike janë thelbi

i qëndrimit politik amerikan pasi e shpallin Ramën një person që punon kundër interesave amerikane në Shqipëri.

Zyrtarisht ai është shpallur non grata ndonëse me një gjuhë diplomatike.

Konkretisht në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit thuhet se “sistemi ligjor shqiptar presupozon që të mos ketë diskriminim ndaj investitorëve të huaj. Traktati i Investimeve Dypalëshe me SHBA, i cili hyri në fuqi më 1998, garanton që investitorët e SHBA të kenë trajtimin e vendit më të favorizuar”.

Si duhen komentuar këto tre rreshta që ndoshta përbëjnë deklaratën më të fortë të Shteteve të Bashkuara kundër Ramës gjatë këtyre viteve.

E para,

duhet të kuptojmë se Presidenti amerikan Trump, ndryshe nga paraardhësit e tij, ka në qendër të politikës së tij ekonominë dhe ekspansionin ekonomik dhe për këtë ai është i gatshëm të reagojë ashpër ndaj çdo vendi kur preken interesat ekonomike dhe gjeostrategjike amerikane dhe këtë e ka treguar qartë gjatë dy javëve të fundit.

E dyta,

në tre rreshtat e mësipërme i thuhet drejtpërdrejt Ramës se ai nuk ka respektuar Traktatin e Investimeve Dypalëshe me SHBA, i cili hyri në fuqi më 1998 dhe që duhet të garantonte që investitorët e SHBA të kenë trajtimin e vendit më të favorizuar. Kjo nuk ka ndodhur.

Kryetari i Dhomës amerikane të Tregtisë në Shqipëri është një nga kritikët më të ashpër të qeverisë për shkak të politikave korruptive dhe klienteliste dhe në shumë raste ai është sulmuar direkt nga Rama.

Croëford ka bërë të qartë se jo vetëm që nuk ka investime të reja amerikane në Shqipëri, por ka paralajmëruar se politikat e qeverisë Rama po i detyrojnë edhe ata investitorë amerikanë që janë, të shikojnë mundësitë të shpërngulen në vende të tjera në rajon.

E treta,

Investimet amerikane në rajon janë përqendruar në drejtim të Maqedonisë. Numri i të pujnësuarve atje nga projektet amerikane pritet të arrijë në 25 mijë gjatë tre viteve të ardhshme. Në zonat e lira ekonomike të Maqedonisë, 40 për qind e kompanive të huaja janë me kapital amerikan. Investimi i fundit është ai i kompanisë DURA”, e cila do të prodhojë pjesë këmbimi për makinat dhe investimi do të kapë vlerën e 38 milionë dollarëve.

E katërta,

Departamenti amerikan i Shtetit e ka bërë të qartë me deklaratën e djeshme se e ka kuptuar strategjinë e Ramës, që kërkon që Shqipërinë t’ia dorëzojë oligarkëve ruse dhe biznesit kinez dhe të largojë ato amerikane dhe se këtë nuk ka ndër mend që ta tolerojë. Jemi në prag të një reagimi të ashpër. Kur Trump i shpall luftë tregtare Kinës, kuptohet se sa vlen për të një Kryeministër antiamerikan në Shqipëri.

Një fishekzjarre dhe pastaj do ti këndohet; ‘e ra Faja prej fiku’.