Cungu premton: Japim maksimumin për tu kualifikuar në turin tjetër!

Trajneri i Kukësit, Armando Cungu beson se skuadra e tij do të kualifikohet në turin e tretë të Champions Leagues.

Para ndeshjes ndaj Qarabagut, tekniku shkodran shprehet se kërkon që të mbyllë gjithçka për 90 minuta, por nuk përjashton as ndonjë shtesë apo edhe penalltitë.

“Ndeshja e nesërme i ka brenda të gjitha situatat. Ne duam që ta mbyllim gjithçka për 90 minuta, por jemi të përgatitur për çdo gjë pasi futbollit nuk i dihet. Do të përpiqemi të bëjmë një ndeshje perfektë, pasi me një gabim mund të shembim gjithçka. Atmosfera mund të jetë e nxehtë ditën e nesërme, por jemi profesionistë dhe nuk është hera e parë.” , tha Cungu.

Kujtojmë që ndeshja e parë në “Loro Borçi” përfundoi në barazim pa gola.

Ndërsa dueli i kthimit do të luhet ditën e mërkurë në orën 19:00.