Vriten 3 gazetarë rusë në Republikën e Afrikës Qendroreb

Ekipi prej tre personash i gazetarëve rusë u vra në Republikën e Afrikës Qendrore, ku kolegët thanë se po realizonin një film për mercenarë në vend. Policia lokale thotë se ata mund të kenë rënë viktimë e një grabitje.

Të tre të vrarët janë identifikuar si gazetare Orhan Dzhemal, regjisori Aleksander Rastorguev dhe kameraman Kirill Radchenko. Dzhemal ishte një korrespondent i njohur i luftës i cili ishte plagosur gjatë raportimit nga Siria; ndërkohë që Rastorguev kishte fituar çmime të shumëfishta për dokumentarët e tij. Ministria e jashtme ruse tha se janë gjetur dokumentet e shtypit me emrat e tyre, ndërsa të afërmit e të vdekurve kanë thënë për mediat se ata i kanë identifikuar ato nga fotografitë e marra pas vdekjes së tyre.

AFP raportoi se burrat ishin sulmuar në një postbllok, 23 km nga qyteti qendror i Sibut, i vendosur brenda një prej vendeve më të varfra dhe më të paqëndrueshme në botë, e cila është e ndarë midis fiseve ndërluftuese. Një burim i policisë lokale i tha agjencisë së lajmeve Interfax se vjedhja ishte motivi i dyshuar i sulmit.

Rodion Chepel, një tjetër gazetar investigativ me njohuri pët planet e ekipit, i tha kanalit të lajmeve RBC se gazetarët kishin mbërritur në kryeqytetin Bangui në fund të javës së kaluar dhe po udhëtonin në lindje në qytetin e Bombarit, në rrugën ku ishin bllokuar dhe se të gjitha lidhjet me ata i kishte humbur. Redaktorët e tyre thanë se nuk kishin akreditimin zyrtar me autoritetet lokale para se të udhëtonin në vend.

Tre trupat dhe një makinë janë gjetur dhe u dërguan fillimisht në kompleksin paqeruajtës në Sibut, ka konfirmuar misioni i Kombeve të Bashkuara në vend (MINUSCA). Ata tani janë transportuar në Bangui dhe zyrtarët e ambasadës ruse thonë se ata do të organizojnë kthimin e tyre në atdhe.