Asgjësohen 1000 rrënjë kanabis në Përmet, dy persona të arrestuar

Policia sekuestron 1000 rrënjë kanabis në Përmes, ndërsa në pranga kanë rënë dy persona të dyshuar si kultivues të drogës.

Bimët narkotike janë gjetur në zonën e Frashërit, ndërsa aksioni i policisë vijon ende.

Kanabisi është evidentuar mesditën e sotme, ndërsa policia po bën asgjësimin e lëndës narkotike.

Policia arriti realizoi këtë operacionin pas të dhënave në rrugë operative, ndërsa vijojnë hetimet nëse ka parcela të tjera me kanabis në këtë zonë dhe personat e tjerë që janë të përfshirë në kultivim kanabisi.