Torasa ‘driblon’ Partizanin, firmos me Flamurtarin

Flamurtari ka zyrtarizuar ditën e sotme futbollistin argjentinas Agustin Torasa.

30-vjeçari ka mbërritur në ambientet e klubit vlonjate, ku ka firmosur edhe kontratën.

Nga sot ai është vënë në dispozicion të trajnerit Ilir Daja, teksa ditën e nesërme do të udhëtojë drejt Greqisë për t’iu bashkuar ekipit në fazën përgatitore.

Torasa së fundmi ka qenë pjesë e Atletiko Mitre në Argjentinë, ndërsa spikati te Partizani gjatë sezoneve 2015-2017.

U tha se argjentinasi do të rikthehej në Superiore te Partizani, por në fund ai u bashkua me klubin kuqezi.