Nuk është Higuain, ky lojtar shumë shpejt do zbarkojë tek Milani

Leonardo ka nisur intensivisht punën për të ndërtuar një skuadër kompetitive për sezonin e ardhshëm.

Drejtori sportiv i Milanit ka zhvilluar një takim me agjentin e Bernard që kohët e fundit ka shprehur hapur dëshirën për një transferim në “San Siro”.

Sipas Gazzetta dello Sport, duket sikur agjenti i Milanit dhe Bernard kanë zhvilluar një takim pozitiv dhe raportohet se braziliani shumë shpejt do të udhëtojë drejt Milanos.

Kujtojmë që për Bernardin ka shfaqur interesim edhe skuadra e Chelseas.