Spalletti: Kemi nevojë për të transferuar dy lojtarë të tjerë

Luciano Spalletti ia ka bërë të qartë Interit se ka nevojë për të transferuar edhe dy lojtarë të tjerë.

“Kemi nevojë për përforcime, por ka vështirësi për t’i finalizuar ato”, ka deklaruar Spalletti.

“Ne kemi një ushtri tifozësh pas nesh dhe është e rëndësishme që të kemi një sezon të mirë për ta”, vijoi italiani.

“Për të pasur një sezon të mirë nevojiten disa gjëra, si një numër i madh i lojtarëve për të qenë konkurrentë në shumë gara. Ne e dimë se na mungojnë edhe dy lojtar, por jo për mua”, përfundoi ai.

Zikaltërit janë të interesuar të nënshkruajnë me anëtarin e Atletico Madrid, Sime Vrsaljko, dhe mesfushorin e Bayern Munich, Arturo Vidal.