Trajneri i ri i PSG-së merr rrogën që kap shifrën rekord

Thomas Tuchel është trajneri më i paguar i Ligue 1.

Ai ka një rrogë vjetore prej 5.04 milionë euro te Paris Saint-Germain, këtë e ka zbuluar e përditshmja franceze L’Equipe.

Laurent Blanc thuhet të jetë paguar 700,000 euro në javë bruto, ndërsa Carlo Ancelotti 500,000 euro.

Ndërsa Tuchel tani fiton 420,000 euro. Me rrogën aktuale, Tuchel është trajneri më i paguar i kampionatit francez.