E tmerrshme, vritet për vetëmbrojtje ariu polar

Një ari polar është qëlluar për vdekje pasi ka sulmuar një roje anijesh në arkipelagun Svalbard të Norvegjisë, brenda rrethit të Arktikut.

Roja pësoi dëmtime në kokë, por është jashtë rrezikut për jetën.

 Ai u caktua për të mbrojtur turistët që kishin zbritur në ishullin më verior të Svalbard nga MS Bremen, i cili operohet nga Hapag-Lloyd Cruises.

Kompania gjermane e lundrimit tha se rojet e qëlluan ariun për "vetëmbrojtje".

I plagosuri u transportua me urgjencë në spital në qytetin Longyearbyen, në ishullin Spitsbe.

Svalbard është një shkretëtirë e akullnajave që shtrihet midis Norvegjisë dhe Polit të Veriut.

Rreth 60% e saj është e mbuluar me akull dhe 3,000 arinj polarë thuhet se e tejkalojnë popullsinë njerëzore.