VIDEO/ Portugalia shpallet kampione e Europës edhe me të rinjtë, mposht në finale Italinë
Portugalia mposhti Italinë në finalen e Europianit të 19-vjeçarë të zhvilluar në Sianajoki të Finlandës.
Koha e rregull përfundoi në barazim 2-2, ndërsa në shtesë portugezët shënuan edhe 2 të tjerë duke u shpallur kështu fitues.
Rezultati i përgjithshëm 4-3 pas 120 minutash lojë. Një ndeshje e çmendur që i pati të gjitha.
Jota shënoi për luzitanët në fundin e pjesës së parë, teksa në minutën e 72-të Trinkao dyfishoi rezultatin.
Kur u mendua se Portugalia e kishte të sigurt fitoren, vjen momenti i sulmuesit të Juventusit, i cili sezonin e fundit u aktivizua te Verona, Moise Kejn. 18-vjeçari realizoi dopjetë për 1 minutë, 75’, 76’.
Më pas ndeshja iu drejtua minutave shtesë ku Jota shënoi duke kaluar përsëri në avantazh Portugalinë.
Ishte radha e italianit Skamaka për të barazuar shifrat ndërkohë që në minutën e 109 Korreira shënoi golin e fitores për skuadrën e Sozës, e cila për herë të parë shpallet kampione e Europës për 19-vjeçarë.
Kësisoj, portugezët pasi fituar EURO 2016 me ekipin e parë, triumfojnë edhe me të rinjtë.