Moratta apo Higuain për sulmin e Chelsea? Sarri sqaron gjërat...

Edhe Maurizio Sarri ka komentuar mundësinë e shkëmbimit mes dy sulmuesve të Juventus dhe Chelsea.

Nga njëra anë Gonzalo Higuain, objektiv i londinezëve por që duhet të presë derisa Moratta të largohet prej andej. Sarri deklaroi pas ndeshjes miqësore me Inter se “priste që Morata të japë më të mirën që ka brenda, ka bërë shumë mirë dhe kjo më jep besim”. Ai shtoi se lojtarët më të mirë duam që ti mbajmë por jo me të gjitha kushtet, raporton SYRI.net.

Nga këto zhvillime është Milani që rri e pret, duke qënë se si Morata si Higuan qarkullojnë në librin e shpenzimeve të drejtorit të ri milanez Leonardo. SYRI.net